Derbi Milan-Inter, zbulohen formacionet zyrtare të super duelit

Seria A pas pak minutash sjell derbin e Madoninës, që vendos përballë Milanin dhe Interin. Zikaltrit kërkojnë hakmarrjen për dy disfatat që kanë patur këtë sezon.

Lajmi i mirë për zikaltrit Calhanoglu që ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe do ta nis ndeshjen nga minuta e parë. Lautaro dhe Thuram konfirmohen në majën e sulmit, ndërkohë që Asllani e nis nga stoli.

Nga ana tjetër, për trajnerin Sergioo Conceicao, ky do të jetë derbi i dytë  si trajner i Milanit. Leao dhe Pulisic do të mbështesin Abraham në majën e sulmit.

Pas suksesit në finale e Superkupës, portugezi tani kërkon 3 pikë në kampionat përballe rivalëve të përjetshëm. Aktualisht Milan renditet në vendin e 7 ne 34 pikë, 16 pikë më pak se Interi i vendit të dytë.

Image

Image

SHKARKO APP