Derbi ndaj Juventusit, dy sulmuesit e Interit rrezikojnë të mungojnë
Interi në fundjavë do të luajë derbin e Italisë ndaj Juventusit. Në kampin zikaltër nuk ka lajme të mira nga infermieria, pasi fitorja me Fiorentinën u shoqërua edhe nga dëmtimet e Thuram, Arnautoviç dhe Bastonit. Të mërkurën Thuram dhe Arnautoviç, nuk u panë të stërviten me grupin, gjë që shton edhe më shumë dyshimet për super duelin që do të luhet të dielën në mbrëmje.
Megjithëse analizat nuk kanë konstatuar lëndime të rënda tek dy sulmuesit e Inzaghit, ata sërish nuk janë në gjendje të kryejnë stërvitje të plotë me grupin. Në rast se nuk ja dalin, pritet që në repartin ofensiv, Inzaghi të jetë i detyruar të aktivizojë dyshen Lautaro-Taremi.
Ndërkohë nuk ka asnjë problem për Bastonin, që është riaftësuar plotësisht. Nga krahët rikthehet Dumfries nga skualifikimi si dhe Di Marco që la pas gjendjen gripale.
KOHA JONË SONDAZH

