Derbi Partizani-Tirana starton në orën 19:00, në stadiumin ”Air Albania” dhe priten rreth 15 mijë tifozë nga të dyja ekipet. Dy skuadrat pritet të luajnë me skema sulmuese 3-4-3.
Një fitore e Partizanit do të zbukuronte kampionatin pasi do të barazonte me pikë Tiranën e cila ka 40 pikë vetëm 3 më shumë se Partizani.
Që në mëngjes Policia e Shtetit bëri me dije edhe rrugët që do të bllokohen, në kuadër të ndeshjes.
