Derbi/ Tirana më aktive në sulm, Partizani më i rrezikshëm para portës

Partizani dhe Tirana do të përballen për herë të tretë këtë sezon ditën e diel. Bardheblutë ndodhen në vendin e 9-të në renditje dhe po kalojnë një periudhë të vështirë, ndërsa të kuqtë kanë humbur terren me kreun pas dy barazimeve radhazi.

Statistikat tregojnë një tjetër histori për Tiranën. Bardheblutë janë një nga skuadrat më aktive në fazën sulmuese. Problemi kryesor mbetet saktësia përpara portës. Tirana është skuadra me më pak goditje në kuadratin e portës, pasi vetëm një në katër tentativa është e saktë.

Çdo ndeshje mund të ndryshojë rrjedhën e sezonit. A mund të shërbejë derbi si pika e kthesës për Tiranën? Përballë do të ketë Partizanin, që është skuadra me më shumë goditje në portë në kampionat dhe që renditet i dyti për driblime të suksesshme për ndeshje (pas Skënderbeut).

Ndeshjet derbi janë gjithmonë të paparashikueshme. Të dielën, në “Arenën e Demave”, pritet një sfidë emocionuese, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren, jo vetëm për pikët, por edhe për krenarinë e kryeqytetit.

 

SHKARKO APP