Derbi Torino-Juventus nuk nis, tifozët kanë kërcënuar se do të pushtojnë fushën

Situata mbetet tepër e tensionuar në Torino, ku derbi mes Torinos dhe Juventus ende nuk ka nisur, pas incidenteve të rënda të regjistruara jashtë stadiumit “Grande Torino”.

Sipas raportimeve nga Italia, tifozi i Juventus i plagosur në kokë gjatë përplasjeve mes ultrasve dhe policisë ndodhet në gjendje serioze dhe është shtruar në spital në kod të kuq, por fatmirësisht nuk raportohet të jetë në rrezik për jetën.

Incidentet ndodhën disa orë para sfidës, kur pranë sektorit të tifozëve miq pati tensione mes grupeve ultras dhe ndërhyrje të forcave të rendit, të cilat përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të situatës së krijuar, ndeshja nuk ka nisur ende, ndërsa të dy ekipet ndodhen në dhomat e zhveshjes. Shtyrja e fillimit të takimit ka bërë që të mos respektohet as parimi i njëkohshmërisë së ndeshjeve të javës së fundit të Serie A, i përcaktuar nga liga italiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, situata është komplikuar edhe më tej pas raportimeve se ultrasit e Juventusit kanë zhvilluar një takim me kapitenin bardhezi Manuel Locatelli, të cilit i kanë komunikuar se nëse ndeshja nis, ata do të futen në fushë si formë proteste për ngjarjen dhe plagosjen e tifozit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?