Deschamps hyn në histori, barazon rekordin e legjendës gjermane në Kupën e Botës
Fitorja e Francës ndaj Irakut nuk solli vetëm tre pikë dhe kualifikimin e parakohshëm për “Les Bleus”, por edhe një arritje historike për trajnerin Didier Deschamps.
Tekniku francez ka barazuar rekordin e legjendarit Helmut Schön për numrin më të madh të fitoreve si trajner në historinë e Kupës së Botës. Të dy kanë regjistruar nga 16 fitore, por Deschamps e ka arritur këtë shifër në vetëm 21 ndeshje, katër më pak se gjermani, i cili e realizoi në 25 takime.
Schön drejtoi Gjermaninë e Jugut në katër edicione të Botërorit, nga viti 1966 deri në 1978, duke fituar trofeun në vitin 1974. Edhe Deschamps ka marrë pjesë në katër Kupa Bote si trajner i Francës dhe pritet të largohet nga drejtimi i kombëtares pas përfundimit të edicionit 2026.
Tashmë francezi ka mundësinë të bëhet trajneri më fitues në historinë e Botërorëve. Rekordi mund të thyhet që më 26 qershor, kur Franca do të përballet me Norvegjinë në sfidën që do të vendosë fituesin e Grupit I. Nëse kjo nuk ndodh në atë ndeshje, Deschamps do të ketë mundësi të tjera në fazën e eliminimit direkt.
Trajnerët me më shumë fitore në historinë e Kupës së Botës
Didier Deschamps (Francë) – 16 fitore në 21 ndeshje
Helmut Schön (Gjermania Perëndimore) – 16 fitore në 25 ndeshje
Luiz Felipe Scolari (Brazil/Portugali) – 14 fitore në 21 ndeshje
Mário Zagallo (Brazil) – 13 fitore në 20 ndeshje
Joachim Löw (Gjermani) – 12 fitore në 17 ndeshje
Óscar Tabárez (Uruguai) – 10 fitore në 20 ndeshje
Carlos Alberto Parreira (Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Brazil, Arabia Saudite, Afrika e Jugut) – 10 fitore në 23 ndeshje
Sepp Herberger (Gjermani/Gjermania Perëndimore) – 9 fitore në 18 ndeshje
Enzo Bearzot (Itali) – 9 fitore në 18 ndeshje
José Pékerman (Argjentinë/Kolumbi) – 9 fitore në 13 ndeshje
KOHA JONË SONDAZH

