Dështimi në Champions, tani Van Gal e ndjekin “hijet” e Ançelotit dhe Guardiolës
Manchester United do të rikthehet të jetë një skuadër e madhe. Me këto fjalë u mundua ta arsyetonte eliminimin e Djajve të Kuq, trajneri Louis Van Gaal në përfundim të ndeshjes ndaj Wolfsburgut. Me humbjen që pësuan ndaj skuadrës gjermane, anglezët do ta vijojnë aventurën e tyre në kompeticionet europiane në fazën e 1/16-ave të Europa League, por pas asaj disfate Van Gaal ka përfunduar në qendër të kritikave dhe rrezikon seriozisht shkarkimin nga stoli i Djajve të Kuq. Në Angli nuk e kanë përtypur aspak mirë daljen nga kompeticioni të Djajve të Kuq me mediat që kanë shfryrë kundër trajnerit holandez, i cili gjatë verës afroi në ekip lojtarë si Martial, Depay dhe Schwenisteiger por nuk ja doli të kualifikohej dot në një grup me si skuadra normale si Wolfsburgu, Psv Eindhoven dhe Cska e Moskës.
Me paraqitjen që bëri ndaj ujqërve, United konfirmoi edhe njëherë tjetër faktin se këtë sezon po shfaqet si një skuadër pa identitet. Në Premier League 20-herë kampionët e Anglisë pozicionohen në vendin e 4-t, 3 pikë pas Leicester-it kryesues. Përballë Wolfsburgut në fakt, Djajtë e Kuq kishin disa mungesa të rëndësishme por gjithsesi eliminimi nga Championsi nuk mund të justifikohet kurrsesi. Në vetëm 18 muaj Van Gaal ka shpenzuar plot 350 milionë Euro në merkato, dhe duke parë paraqitjet e skuadrës ky mund të jetë sezoni i fundit për holandezin në stolin e United. Hija e Ancelottit ka filluar të qëndrojë mbi kokën e Van Gaal, por një opsion për të zëvendësuar holandezin në stolin e Djajve e Kuq.
Trajneri aktual i Bayern-it, Pep Guardiola për të marrë shërbimet të cilit mund të nisë një derbi mes United dhe City-it.
KOHA JONË SONDAZH

