Dështimi për Pirlon, ja alternativat e Italisë për pankinën
Federata Italiane e Futbollit ka hapur sërish garën për të gjetur trajnerin e ri të Kombëtares, pas dështimit për të emëruar Andrea Pirlon në stolin e “Axurrëve”.
Situata është komplikuar edhe më tej për shkak të pasigurisë rreth të ardhmes së Paolo Maldinit dhe Leonardos, dy figurave që kishin mbështetur fuqishëm kandidaturën e Pirlos. Të dy mund të largohen nga strukturat drejtuese vetëm pak javë pas emërimit të tyre.
Në krye të listës së preferencave të presidentit të Komitetit Olimpik Italian, Giovanni Malagò, qëndron Roberto Mancini. Ish-trajneri i Italisë është i gatshëm për një rikthim në drejtimin e kombëtares, ku në vitin 2021 arriti të shpallte Italinë kampione të Europës.
Një tjetër emër i rëndësishëm mbetet Antonio Conte. Trajneri italian vazhdon të konsiderohet një alternativë serioze dhe gëzon mbështetjen e disa presidentëve të klubeve të Serisë A, edhe pse më herët kishte deklaruar se nuk kishte pasur kontakte zyrtare me Federatën.
Në listën e kandidatëve përmenden gjithashtu Stefano Pioli dhe Raffaele Palladino, të cilët shihen si opsione të mundshme për të nisur një cikël të ri me kombëtaren.
Një alternativë tjetër është Silvio Baldini, i cili së fundmi ka drejtuar Italinë në ndeshjet miqësore ndaj Luksemburgut dhe Greqisë dhe pritet të marrë drejtimin e Kombëtares U-21.
KOHA JONË SONDAZH

