Dështoi për Kessie, Juventusi arrin akordin me mesfushorin e Tottenhamit

Juventusi ka lëvizur me shpejtësi në merkato dhe ka arritur marrëveshjen për transferimin e Pape Sarr nga Tottenham. Pas refuzimit të Frank Kessie, i cili u rikthye zyrtarisht te Atalanta, “Zonja e Vjetër” ka përshpejtuar negociatat për mesfushorin senegalez.

Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe operacioni është mbyllur. Sarr, 24 vjeç, i cili është formuar në Francë te Metz përpara se të kalonte te Tottenham, do të transferohet në Torino pas katër sezonesh të kaluar me klubin londinez.

Juventusi ka mposhtur konkurrencën e Monacos dhe Besiktasit, ndërsa një rol vendimtar në marrëveshje ka luajtur edhe dëshira e futbollistit për t’u transferuar në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas marrëveshjes së arritur me Tottenhamin, Pape Sarr do t’i bashkohet Juventusit në formë huazimi për 3 milionë euro, ndërsa klubi italian do të ketë të drejtën për ta blerë përfundimisht kartonin e tij për 30 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sarr konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për repartin e mesfushës, pasi mund të aktivizohet në disa pozicione. Senegalezi mund të luajë si mesfushor qendre, por edhe si “mezzala”, ndërsa një nga pikat e tij të forta është aftësia për t’u futur në zonën kundërshtare.

Gjatë sezonit të fundit në Premier League, Sarr zhvilloi 26 ndeshje me Tottenhamin, 13 prej tyre si titullar, duke shënuar dy gola dhe dhënë katër asistime. Ai është gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Senegalit dhe ka marrë pjesë në Kupën e Botës, ku regjistroi dy paraqitje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?