FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dështon edhe me Iranin, De Biasi mbetet pa skuadër

Gianni De Biasi mbetet sërish pa skuadër. Ish-trajneri i kombëtares shqiptare ishte shumë pranë stolit të Iranit por në fund, përfaqësuesja e vendit aziatik ka zgjedhur si trajner të ri Dragan Skocic duke lënë sërish të papunë italianin me pasaportë shqiptare.

De Biasi i cili që prej largimit të tij nga Shqipëria ka patur vetëm një eksperiencë të shkurtër te Alaves në Spanjë, fillimisht u përfol për të marrë drejtimin e Italisë, më pas emri i tij u përmend si trajner i Polonisë ndërsa tentativa për De Biasin bënë edhe Australia e Ekuadori.

Ish-tekniku i kuqezinjve ishte shumë pranë stolit të Iranit por si përfundim edhe përfaqësuesja aziatike e la thatë duke zgjedhur një tjetër trajner dhe duke zhgënjyer për disatën herë Gianni De Biasin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?