Dhrami drejt Tërbunit, Butrinti godet me Pepën e Jubanin, Kotorri tek Dinamo
Ekipet e Kategorisë së Parë po bëjnë lëvizjet e fundit të merkatos së janarit, para se të mendojnë për pjesën e dytë të garës. Më së shumti, ato ekipe që pretendojnë ngjitjen nga Kategorinë Superiore, janë treguar edhe më aktive deri tani. Arbër Dhrami me shumë mundësi do të largohet nga ekipi i Butrintit të Sarandës. Futbollisti vlonjat duket se nuk ka rënë dakord me drejtuesit sarandjotë për të vijuar karrierën më tej me këtë ekip, ndërkohë që mësohet se ai mund të shkojë tek Tërbuni i Pukës, skuadra kryesuese e Grupit A, në Kategorinë e Parë. Për zëvendësimin e tij do të vijë sulmuesi kuçovar Enriko Papa, me të cilin drejtuesit e Butrintit pretendojnë se është arritur akordi. Më parë Enriko Papa ka luajtur me Apoloninë e Fierit, në Kategorinë Superiore. Pas takimit dhe bisedimeve me trajnerin e Butrintit, Hysi, mësohet se Pepa e ka pranuar ofertën, që të jetë pjesë e Butrintit deri në fund të këtij sezoni. Por Butrinti nuk ndalet me kaq. Shkodrani Danjel Jubani është shumë pranë firmës me këtë ekip. Lojtari ka qenë ditët e fundit në Sarandë, për të rënë dakord mbi kushtet financiare. Jubani ka luajtur më parë me Laçin, ndërkohë që janë dy shkodranë të Butrintit, Raboshta e Hepaj, ata që kanë ndërmjetësuar me Jubanin, për të qenë edhe ai më tej pjesë e Butrintit të Sarandës. Në Grupin B, Butrinti rivalizon me ekipet e Dinamos, Lushnjës e Sopotit, për një vend në krye të klasifikimit, por jo vetëm në fushë, sepse edhe ekipet e tjera kanë shënuar përforcime të bujshme në merkato. Dinamo dhe Lushnja, kanë bërë gjithashtu goditje të bujshme. Blutë pas rikthimit të Igli Allmuçës dhe të Daniel Xhafaj, janë drejt firmës edhe me portierin Elvis Kotorri. Lushnja zyrtarizoi pak ditë më parë sulmuesin Mikel Canka, “bomberin” që pas eksperiencës tek Apolonia, rikthehet tek kjo skuadër.
KOHA JONË SONDAZH

