Dhuna ndaj lojtarëve të rinj, Duka: E papranueshme

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar pas video së publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se trajneri i i Laçit U-17, Ndue Tarazhi, godiste lojtarët e tij ndërsa i fajësonte për një humbje. Pas verifikimeve, mësohet se kjo video është regjistruar në vitin 2016. Lidhur me këtë ngjarje, Duka ka thënë se sjellja e Ndue Tarazhit është e papranueshme

“Nëse është e vërtetë, është e papranueshme. Sigurisht që ka pasur metoda të tilla “spartane” apo të dhunshme, por në kohën e sotme është e papranueshme. Ka mënyra të tjera për t’i dhënë grintë futbollistëve. Mënyra të tilla për të edukuar apo për të motivuar janë të papranueshme, të ndaluara absolutisht po, por edhe të papranueshme”.

Ish-trajneri i ekipit të Laçit U-17 është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime për veprimet e tij ndaj lojtarëve të rinj.

SHKARKO APP