Dhunë në familje tek Bajern, Boateng denoncohet nga gruaja
Jerome Boateng nuk po gjen dot paqe në jetën e tij private. Mbrojtësi gjerman dhe e fejuara Sherin Senler do të ndahen përfundimisht pasi këtë herë akuzat ndaj tij janë të rënda. Sipas mediave gjermane, Sherin e ka akuzuar lojtarin se ai ka ushtruar sistematikisht dhunë fizike gjatë vitit të fundit. Sikur të mos mjaftonte kjo e fejuara e tij shton se është përpjekur ta shpëtonte marrëdhënien mes tyre, por Boateng ka ndjekur një rrugë tjetër pasi ai e tradhtonte sistematikisht. Marrëdhënia e tyre e tensionuara vazhduan prej 8 vjetësh, por që prej 4 vitesh ata janë bërë prindër të dy vajzave binjake, për kujdestarinë e të cilave do të marrë gjykata një vendim përfundimtar. “Më ka marrë vajzat”, thekson Sherin Senler, e cila pranon se ka bërë një denoncim ndaj mbrojtësit të Bayernit të Mynihut. Pak javë më parë Boateng u vu në qendër të vëmendjes, pasi largoi nga shtëpia të fejuarën e tij, duke kërkuar edhe kujdestarinë e vajzave. Aktualisht nuk ka ende një vendim gjykate, por Senler është shprehur se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. Në këtë mënyrë, Boateng rrezikon një dënim që mund ta mbajë larg fushave të futbollit. Në rast se ai rezulton fajtor për dhunë nga ish bashkëjetueses, atëherë gjykata mund të veprojë me dorë të rëndë ndaj kampionit të botës.
KOHA JONË SONDAZH

