Di Maria zgjedh lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur, injoron Ronaldon
Angel Di Maria ka lënë jashtë Cristiano Ronaldon në zgjedhjen ekipit më të mirë të përbërë nga ish-shokët e skuadrës, pavarësisht se dyshja ka kaluar sezone të shumta të suksesshme së bashku në Real Madrid.
Di Maria iu bashkua Madridit në vitin 2010, një vit pasi Ronaldo nënshkroi për klubin për një shumë rekord në atë kohë. Argjentinasi qëndroi në klubin spanjoll për pesë vjet para se të largohej te Manchester United në 2014.
Gjatë kohës që dyshja luanin bashkë, ata fituan La Ligan një herë, dy Copa del Rey dhe më e rëndësishmja më në fund arritën ‘La Decima’ pasi fituan Champions League në 2014.
Skuadra e Di Marias është si më poshtë: Emi Martinez, Sergio Ramos, Nicolas Otamendi, Marcelo, Javier Mascherano, Rui Costa, Lionel Messi, Zlatan Ibrahimovic, Neymar, Kylian Mbappe.
KOHA JONË SONDAZH

