Dilema e Juventusit: Katër sulmues nuk arrijnë golat e CR7, ndërsa Paratici rikthehet

Fabio Paratici do të rikthehet në “Allianz Stadium” pas gati pesë vitesh, plot 1.828 ditë, që nga hera e fundit më 15 mars 2021. Atëherë, ai ishte drejtor sportiv i Juventusit dhe ndeshja kundër Interit ishte vendimtare për kualifikimin në Champions League. Këtë herë, Paratici do të jetë në rolin e drejtorit sportiv të Fiorentinës, ndërsa “Zonja e Vjetër” do të përballet sërish me “Violat”. Për të, kthimi në stadiumin që pa të inaugurohej dhe që ishte dëshmitar i triumfeve të tij më të mëdha në karrierë, si në fushë ashtu edhe në merkato, do të jetë padyshim një moment emocionues.

Paratici mbërriti në Torino si një i ri në vitin 2010, në moshën 38-vjeçare, duke ndjekur Beppe Marottën nga Sampdoria për të marrë rolin e drejtorit sportiv te Juventusi. Gjatë nëntë viteve në këtë funksion, në bashkëpunim me Marottën, ai realizoi operacione madhështore në merkato. Këtu përfshihen transferime me parametra zero si Pirlo, Pogba dhe Dani Alves, zbulime si Bonucci dhe Vidal, talente të reja që u shndërruan në kampionë si Dybala, si dhe fenomene të afirmuara si Tevez, Pjanic, Higuain dhe Cristiano Ronaldo. Pikërisht CR7 ishte kurora e aventurës së Paraticit te Juventusi. Pas sigurimit të portugezit nga Real Madridi për 100 milionë euro (plus 12 milionë komisione), Paratici u promovua fillimisht drejtor i zonës sportive në nëntor 2018 dhe më pas CEO në tetor 2020, deri në largimin e tij më 26 maj 2021.

Shuma e paguar për atë që konsiderohej futbollisti më i mirë në botë, e parë me syrin e sotëm, nuk do të dukej aq e ekzagjeruar në krahasim me ata që erdhën pas tij. Cristiano Ronaldo fitonte 31 milionë euro neto në vit dhe garantoi 101 gola në 134 paraqitje, me një mesatare prej një goli çdo katër ndeshje. Aktualisht, katër sulmuesit e Juventusit – Dusan Vlahovic, Jonathan David, Lois Openda dhe Arkadiusz Milik – i kanë kushtuar klubit gjithsej 144.2 milionë euro dhe fitojnë kolektivisht 24 milionë euro neto në vit (Vlahovic 12, David 6, Openda 4, Milik 2). Megjithatë, këtë sezon, shuma e golave të tyre arrin vetëm në 18, ndërsa në përgjithësi, ata kanë shënuar më pak se CR7 (93 gola) në pothuajse trefishin e ndeshjeve (322). Kjo ngre pyetjen nëse, me kthimin në “Stadium”, mendimi i parë i Fabio Paraticit do të shkojë pikërisht te ai goditje e papërsëritshme në merkato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?