Dinamo bën “paqe” me Vllazninë, 3 kartonë të kuq në “Elbasan Arena”

Dinamo dhe Vllaznia nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në “Elbasan Arena”, në sfidën e javës së 25-të.

Një përballje e bukur dhe e luftuar mes dy pretendenëve, por pa fitues, ndonëse rastet nuk munguan. Arbitri në këtë takim e nxori tre herë kartonin e kuq. Fillimisht u ndëshkua Karamba në minutën e 23-të, duke lënë dinamovitët me 10 lojtarë.

Në minutën e 49-të, të njëjtin fat kishte edhe Melos Bajrami i Vllaznisë. 10 minuta më vonë u bë gjithçka më e vështirë për shkodranët, që mbetën me 9 lojtarë, pasi u ndëshkua me të kuq edhe Yago.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë barazim, Vllaznia renditet e dyta me 44 pikë, ndërsa Dinamo mban vendin e tretë me 41 pikë të grumbulluara. Vlen të përmendet se ky është barazimi i katërt radhazi për skuadrën e Dajës në kampionat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?