Dinamo bie pa nisur gara, surprizon Grupi i Jugut
Sot ka startuar edhe Kategoria e Parë, e cila si problem pati fushat, ku dy ndeshje u zhvilluan në kompleksin Pezë-Helmës, një në “Reshit Rusi” në Shkodër dhe tjetra pritet po ashtu të luhet nesër në fushë asnjanëse, pikërisht kryendeshja e Grupit B, mes Elbasanit dhe Lushnjës.
Grupi A
Kastrioti është pretendenti numër një për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, nga Grupi i veriut, por pëson gol nga shijakasit, që erdhën nga Kategoria e Dytë. Në pjesën e dytë, për 4 minuta, dyshja shkodrane Raboshta-Kepi, përmbysin gjithçka. Tri pikët e para edhe për Besëlidhjen kundër Korabit, falë golit të Dibrës në pjesën e parë. Lezhjanët kanë vuajtur jo pak nga dibranët në pjesën e dytë. Mamurrasi humb me Besën. Sfida me më shumë gola ishte ajo e luajtur në Shkodër mes Adës dhe Ilirisë, që përfundoi në barazim 2-2. Kamza mundi pastër Burrelin dhe e nisi mirë sezonin.
Grupi B
Të katër rezultatet e këtij grupi mund të quhen surpriza. Pogradeci fiton ndaj Apolonisë në minutat e fundit, teksa nga 2-1 për fierakët, rezultati përmbyset në 2-3 për liqenorët. Por surpriza më e madhe ishte fitorja e Turbinës së Cërrikut në Sarandë, përballë Butrintit. Turbina, që zuri vendin e Gramshit, kishte vetëm pak kohë që kishte ndërtuar ekip në Kategorinë e Parë, por ishte pikërisht ish-lojtari i Gramshit, Ledio Koçi, ai që i dha tri pikët e parë skuadrës cërrikase. Luftëtari befason Dinamon që në start, pas fitores 2-0 në Pezë-Helmës, ku Canka konfirmohet goleador i kësaj kategorie. Ndeshja Sopoti-Shkumbini përfundon në barazim pa gola.
Kategoria e Parë
Java I – Sot
Grupi A
Kastrioti-Erzeni 2-1
Shënues: Raboshta 61′, Kepi 65′ / Rezi 38′
Mamurrasi-Besa 0-1
Shënues: Bajaziti 18’
Kamza-Burreli 2-0
Shënues: Deliallisi 30′, Mehmeti 85′
Besëlidhja-Korabi 1-0
Shënues: Dibra 37′
Ada-Iliria 2-2
Shënues: Jubani 34′, Hoxha 70′ aut. / Doçi 11′, Lleshi 32′
Grupi B
Butrinti –Turbina 0-1
Shënues: L.Koçi 38′
Sopoti-Shkumbini 0-0
Apolonia-Pogradeci 2-3
Shënues: Rajkoviç 7’, 67′ /A. Çekiçi 64’, Zeqollari 89’, Jahaj 94’
Dinamo-Luftëtari 0-2
Shënues: Canka 52′, 80′
Elbasani-Lushnja
(Nesër, Korçë)
Gjyqtarë: E.Hamiti, P.Simoni, E.Muça
KOHA JONË SONDAZH

