Dinamo City fiton ndaj Erzenit, rimerr vendin e katërt
Sporti E Diel, 14 Prill 2024 20:32
Dinamo City triumfoi ndaj Erzenit, me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superiore. Golat e Denisson në pjesën e parë dhe Kaçorrit në pjesën e dytë, i dhanë fitoren kryeqytetasve.
Dinamo me këtë fitore rimerr vendin e katërt me 46 pikë, tre më shumë se Tirana. Në krahun tjetër, Erzeni rrezikon më shumë rënien, pasi mban vendin e nëntë me 31 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

