Dinamo City mund Kukësin në ”frymën e fundit”, siguron 3 pikët
Fitorja nga Dinamo City erdhi me vështirësi kundër Kukësit në përballjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Kategoria Superiore. Pjesa e parë e sfidës u mbyll në avantazhin, 2 me 0, të djemve të teknikut, Dritan Mehmeti, me “fantazistët”, Lorenco Vila e Denison Dos Santos, që shënuan dy gola të shpejtë, në minutat 11’ e 13’, e madje patën raste të tjera për të thelluar rezultatin, mirëpo kjo nuk ndodhi, duke mbajtur gjallë shpresat e “Verilindorëve”.
Në fundin e pjesës së dytë erdhi dhe përgjigja e djemve, të teknikut, Stavri Nica, teksa fillimisht ishte “fantazisti” peruan, Carlos Rivas, i cili dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 84’-t, ndërsa vetëm 3 minuta më funë afrimi i merkatos së janarit, Vasilios Zogos godet bukur një top më kokë, për të barazuar gjithçka, mirëpo barazimi nuk zgjati shumë, pasi në sekondat e fundit të lojës, qendërmbrojtësi Rustem Hoxha kërcen më lart se të tjerët, për të dërguar me kokë, topin në rrjetën e Tafas, për të siguruar kështu fitoren “dinamovite”.
Dinamo City ngjitet në kuotën e 25 pikëve, duke u shkëputur kështu me 3 pikë nga “zona e ftohtë” e rënies nga kategoria, ndërsa “Verilindorët” e Kukësit mbeten në vendin e 9-të të tabelës, me 19 pikë.