Dinamo e con në shtesë sfidën ndaj Pafos, edhe Egnatia po luan shtesë në Norvegji

Dinamo ka arritur të mbajë gjallë shpresat për kualifikim, teksa koha e rregullt e sfidës ndaj Pafos është mbyllur në barazim 2-2. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, gjithçka do të vendoset në 30 minutat e shtesës.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 8-të. Pas një aksioni të shpejtë dhe një rrëmbimi të bukur të topit nga Malomo, Silva Richards shërbeu asistin, ndërsa David Fadairo nuk gaboi përballë portës, duke dërguar topin në rrjetë.

Pafos reagoi menjëherë dhe vetëm katër minuta më vonë riktheu baraspeshën. Ken Sema goditi nga distanca dhe, pas një devijimi, topi përfundoi në rrjetën e Aldo Teqjas. Dinamo protestoi për një faull ndaj Malomos në nisje të aksionit, por arbitri vendosi të vijonte lojën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, vendasit arritën të përmbysin rezultatin. Në minutën e 78-të, Nikolas Ioannou u shfaq në zonë dhe me kokë, pas një krosimi, dërgoi topin në rrjetë për 2-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, Dinamo tregoi karakter dhe nuk u dorëzua. Në minutën e 88-të, pas një goditjeje nga këndi, Silva Richards u gjend në vendin e duhur për të barazuar shifrat në 2-2 dhe për t’i dhënë skuadrës shqiptare një tjetër mundësi për të kërkuar kualifikimin.

90 minutat u mbyllën 2-2, ndërsa duke qenë se edhe sfida e parë kishte përfunduar 1-1, dy ekipet do të luajnë tashmë 30 minuta shtesë për të përcaktuar skuadrën që do të vazhdojë më tej.

Ndërkohë, edhe Egnatia është futur në kohën shtesë në Norvegji, në sfidën e saj europiane. Edhe rrogozhinasit do të kenë 30 minuta në dispozicion për të kërkuar kualifikimin, duke e kthyer mbrëmjen në një tjetër natë dramatike për futbollin shqiptar në Europë.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?