Dinamo fiton me 4 gola derbin ndaj Tiranës, Egnatia ndalet ndaj Teutës

Dinamo mori një fitore të thellë 4-1 ndaj Tiranës në derbi duke zhytur ekipin bardheblu në krizë. Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa e dyta foli vetëm për dinamovitët.

Jarmouni i dha avantazhin Tiranës në minutën e 11-të me penallti, por në aksionin e radhës skuadra e Dajës barazoi falë autogolit të Metës. Në pjesën e dytë, Dinamo u shfaq e papërmbajtshme dhe shënoi tre herë, me Bregun, Lorran dhe Itodo Mandela.

Me këtë fitore, Dinamo mban vendin e dytë me 47 pikë, 2 më pak se Egnatia kryesuese, ndërsa Tirana renditet në vendin e parafundit me 26 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Egnatia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Teutës. Rrogozhinasit kaluan në avantazh në minutën e 24-t, por vetëm 4 minuta më vonë, durrsakët barazuan shifrat me një superego të Arsid Krujës. Teuta mban vendin e tetë me 28 pikë dhe vazhdon luftën për mbijetesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?