Dinamo fiton sfidën e prapambetur ndaj Skënderbeut, ngjitet në vendin e katërt
Sporti E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 20:30
Dinamo City triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Skënderbeut në Korçë, në ndeshjen e prapambetur të Superiores.
Kryeqytetasit iu falën një goli të shënuar me penallti në minutën e 52-të nga Lorenco Vila. 11-metërshi shkaktoi polemika te vendasit që nuk ishin dakord.
Një fitore e rëndësishme për Dinamon, që ngjitet në vendin e katërt me 35 pikë, 1 më shumë se Tirana e vendit të pestë. Skënderbeu mbetet në vendin e gjashtë me 31 pikë.