Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, ekipi poston fotot: Një tjetër trofe blu
Dinamo fitoi të dielën Superkupën e Shqipërisë për herë të tretë në histori duke mundur në finale Egnatian. Përmes një postimi në Facebook, ekipi ka ndarë foto nga momentet më të bukura. Veç spektaklit në fushë, kishte edhe momente interesante në tribuna, megjithëse pak tifozë.
Në “Air Albania” ishin pak tifozë në fillim të ndeshjes por me kalimin e minutave numri u rrit dhe kishte rreth 4-5 mijë tifozë. Ndeshja nis me spektakël fishekzjarrësh kur skuadrat ishin rreshtuar në mesfushë duke pritur ekzekutimin e himnit Kombëtar.
Dinamo fiton ndeshjen e tretë radhazi me përmbysje pas Vorës e Partizanit, teksa këtë sezon nuk kishte fituar kurrë 3 ndeshje radhazi. Kjo ishte finalja e dytë radhazi që Dinamo fiton kundër Egnatias. Fillimisht kryeqytetasit kishin fituar Kupën e Shqipërisë. Për Dinamo është trofeu i tretë i Superkupës. Pasi më pare kishin fituar në 1990 dhe 2008.
KOHA JONË SONDAZH

