Dinamo kërkon ringritjen në elitë, firmos me një brazilian të njohur

Dinamo në sezonin e ardhshëm do të synojë me të gjitha mënyrat ngjitjen në Kategorinë Superiore dhe për këtë arsye drejtuesit italianë të klubit po zhvillojnë një merkato të fuqishme.

Pas disa afrimeve në tregun shqiptar dhe konkretisht me lojtarë që kanë spikatur në Kategorinë e Parë, Dinamo ka bërë edhe goditjen e bujshme duke firmosur me brazilianin Diogo Maranhao.

Mesfushori 25-vjeçar i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me blutë kryeqytetas në 2 vitet e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Macaes që luan në kampionatin Carioca dhe në Serie D.

Njoftimi i Dinamos:

FK Dinamo tregon muskujt, sjell në shtëpi brazilianin e fortë Diogo Armando Lopes da Silva për një kontratë 3-vjeçare. Presidenti Pontrelli me perfaqësuesin e tij Blu në Brazil, ish-kampionin e Interit Soares de Souza, mbyllën marrëveshjen. Lojtari momentalisht po kryen vizitat mjekësore si dhe analizën me tampon për Covid. Në ditët në vazhdim lojtari do të zbarkojë në Tiranë”, njofton klubi i Dinamos përmes rrjeteve sociale.

Fotografia e FK Dinamo Tirana

 

SHKARKO APP