Dinamo mposht Vllazninë me Bregun, shkon në finalen e Kupës
Në një mbrëmje me tension të lartë në Stadiumi Loro Boriçi, Vllaznia nuk arriti të përmbysë fatin e gjysmëfinales, duke u eliminuar nga Dinamo City, që siguroi një biletë për në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, gjithçka mbeti e hapur për 90 minutat e kthimit. Megjithatë, sfida u vendos vetëm në pjesën e dytë. Pas një fraksioni loje pa gola, ishte minuta e 76-të ajo që ndryshoi rrjedhën e takimit. Bregu shfrytëzoi në maksimum një top të kthyer nga mbrojtja vendase, duke e dërguar në rrjetë dhe duke i dhënë avantazhin vendimtar skuadrës kryeqytetase.
Pavarësisht reagimit të vendasve dhe përpjekjeve të vazhdueshme deri në vërshëllimën e fundit, rezultati mbeti i pandryshuar, duke vulosur eliminimin e kuqebluve.
Me këtë fitore minimale, Dinamo avancon drejt finales, ku do të përballet me Egnatia, në një përballje që rikthen në kujtesë finalen e sezonit të kaluar, ku blutë dolën triumfues.
Akti final i këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 13 maj në Stadiumi Air Albania, ku pritet një duel i fortë për trofeun.
KOHA JONË SONDAZH

