Dinamo mposhtet 1-0 nga Auda, kualifikimi mbetet i hapur në ”Elbasan Arena”
Dinamo është mposhtur me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e parë të fazës së tretë kualifikuese të Conference League kundër Auda-s.
Në Letoni loja ishte thuajse e barabartë. Madje rastet më të pastra ishin për skuadrën shqiptare, por një gol spektakolar falë cilësive individuale të Diedhiou i dha fitoren Auda-s. Afrikani realizoi në minutën e 65, ndërsa në vijim situata u rëndua për Dinamon pasi Përndreca la skuadrën me 10 lojtarë.
Megjithatë humbja minimale lë shpresa për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Elbasan Arena. Më 13 gusht Dinamo pret Auda-n, me premtimin se në Shqipëri do të finalizojë disa nga rastet e shumta të krijuara në ndeshjen e parë.
KOHA JONË SONDAZH

