Dinamo mposhtet thellë në Poloni, i duhet një mrekulli në Tiranë

Dinamo është vënë në një pozicion tepër të vështirë për kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Conference League, pas humbjes së thellë 3-0 në ndeshjen e parë të Play Off-it ndaj Jagiellonias në Poloni.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur rrugën e rrjetës dy herë në pjesën e parë me golat e Imaz dhe Pululu, duke i dhënë menjëherë drejtimin e duhur takimit. Në minutat e para të pjesës së dytë, Wojtuszek realizoi edhe golin e tretë, duke vulosur një rezultat që e bën mision pothuajse të pamundur për Dinamon.

Skuadra shqiptare nuk arriti të gjente ritmin dhe nuk u fut në lojën e saj duke prodhuar pak raste shënimi. Edhe katër minutat shtesë nuk sollën asgjë, me shifrat që mbetën të pandryshuara deri në fishkëllimën e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Tiranë, ku Dinamos do t’i duhet një mrekulli për të përmbysur këtë disavantazh të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?