Dinamo mund pastër Tiranën në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë
Dinamo ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti Tiranën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale.
Derbi i kryeqytetit dhuroi ritëm dhe emocione, por gjithçka u vendos në 45 minutat e dyta. Pjesa e parë u karakterizua nga kujdesi taktik dhe balanca mes skuadrave, ndërsa zhbllokimi erdhi në minutën e 75-të.
Lorenco Vila theu baraspeshën, duke ndezur festën në kampin blu. Tirana tentoi të reagojë në minutat e mbetura, por në kohën shtesë Dinamo goditi sërish. Bregu vulosi fitoren me golin e dytë në minutat shtesë, duke i dhënë skuadrës së Ilir Dajës një avantazh të konsiderueshëm për ndeshjen e kthimit.
Me këtë sukses 2-0, Dinamo afrohet ndjeshëm me kualifikimin, ndërsa Tirana do të duhet të bëjë një përmbysje të vështirë në sfidën e dytë për të mbajtur gjallë shpresat në Kupë.
KOHA JONË SONDAZH

