Dinamo mundet nga letonezët, kualifikimi mbetet i hapur

Dinamo City u mund mbrëmjen e 4 gushtit me rezultat të ngushtë nga letonezët e Auda në takimin e parë të turit të tretë kualifikues të Conference League.

Skuadra e Ilir Dajës zhvilloi një ndeshje të ekuilibruar për më shumë se një orë lojë, duke u mbrojtur mirë dhe duke kërkuar mundësitë në kundërsulm. Rezistenca u thye në minutën e 68-të, kur Barthelemy Diedhiou realizoi golin që vendosi fatin e sfidës.

Edhe me 10 lojtarë ekipi i rezistoi presionit duke mos lejuar hapësira. Pavarësisht disfatës minimale, Dinamo mbetet plotësisht në garë për kualifikimin. Diferenca prej vetëm një goli lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”, ku kryeqytetasit do të synojnë përmbysjen për të siguruar një vend në fazën “play-off” të Conference League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besimi në kampin blu mbetet i madh, ndërsa mbështetja e tifozëve pritet të jetë një armë shtesë në sfidën vendimtare që do të përcaktojë vazhdimin e rrugëtimit europian të Dinamos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?