Dinamo në krye pas 15 vitesh dhe ”Daja” e Superligës

Dinamo ka marrë vendin e parë të renditjes, kjo në përfundim të fazës së dytë të kampionatit. Blutë janë ngjitur ngadalë në klasifikim duke u pozicionuar në krye, por me 31 pikë aq sa edhe Vllaznia. Ndërsa Partizani dhe Egnatia ndjekin më poshtë me nga 30 pikë secila.

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur “Top 11”-shen më të mirë të javës së 18-të, me rreshtimin 4-3-3. Klevis Hasanbelli i ekipit të Bylisit është më i miri mes portierëve. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Esat Mala i Vllaznisë, Simeu i Teutës, Emiljano Musta i Elbasanit, dhe Lorran i Dinamo.

Tre mesfushorët më të votuar janë Qefalija i Dinamos, Përgjoni i Bylis dhe Ujka i Egnatias. Në qendër të sulmit Zabërgja i Dinamo City dhe nga krahët Tedi Cara Partizani) dhe Kevin Dodaj Vllaznia. Trajneri i javës është përzgjedhur Ilir Daja.

SHKARKO APP