Dinamo në kuotën zero, nisin të shkëputen Besa dhe Pogradeci
Dinamo shënoi humbjen e dytë radhazi në grupin B të Kategorisë së Parë, pas ndeshjes së javës së dytë, me Pogradecin. Blutë kryeqytetas pas disfatës ndaj Luftëtarit u mposhtën 1-0 nga Pogradeci në transfertë. Këta të fundit që regjistruan fitoren e dytë në dy takime, pasi në javën e parë kishin surprizuar një tjetër skuadër pretendente si Apolonia. Autori i golit për vendasit ishte Pengu. Përfundoi në barazim pa gola sfida mes Luftëtarit dhe Turbinës e zhvilluar në Cërrik. Apolonia që barazoi 1-1 në transfertë me Shkumbinin vendas, mori pikën e parë. Lushnja kaloi falë një goli të Fetës, Sopotin e Librazhdit në stadiumin “Roza Haxhiu”. Butrinti mundi 1-0 në Sarandë ekipin e Elbasanit. Në grupin A përfundoi në barazim 2-2 super-sfida mes Kastriotit dhe Mamurrasit, kurse Korabi arriti fitoren e parë në këtë kategori pasi mundi 3-1, Adën e Velipojës. Besa pas Mamurrasit mposhti 1-0 Kamzën dhe shënoi fitoren e dytë radhazi. Nuk pati asnjë gol sfida mes Burrelit dhe Besëlidhjes.
Kategoria e Parë
Java e dytë/Dje
GRUPI A
Burreli-Beslidhja 0-0
Erzeni-Ilira 3-0
Besa-Kamza 1-0
Kastrioti-Mamurrasi 2-2
Korabi – Ada 3-1
GRUPI B
Butrinti-Elbasani 1-0
Pogradeci-Dinamo 1-0
Turbina-Luftëtari 0-0
Lushnja-Sopoti 1-0
Shkumbini-Apolonia 1-1
KOHA JONË SONDAZH

