Dinamo pëson tjetër humbje në Superiore, mposhtet nga Teuta
Dinamo City ka pësuar një tjetër humbje, duke konfirmuar momentin jo të mirë që po kalon në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u mposht me rezultatin 0-1 nga Teuta në përballjen e javës së 28-të të Kategoria Superiore, e luajtur në Air Albania Stadium.
Blutë e kryeqytetit e nisën takimin me më shumë iniciativë, duke krijuar disa raste për shënim, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Ndërkohë, Teuta goditi në momentin më të mirë të vendasve.
Në minutën e 31-të, Sherif Kallaku Arifi kaloi durrsakët në avantazh, pasi përfitoi nga një asist i Esin Hakaj Ismajli dhe dërgoi topin në rrjetë. Dinamo pati vështirësi për të reaguar në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë u përpoq të shtonte presionin. Megjithatë, portieri Gentian Selmani u tregua vendimtar për Teutën me disa pritje të rëndësishme, duke mbajtur portën të paprekur.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Teuta siguroi një fitore të rëndësishme. Me këtë sukses, durrsakët ngjiten në kuotën e 37 pikëve në vendin e gjashtë, vetëm dy pikë më pak se Dinamo që renditet e pesta në tabelë.
KOHA JONË SONDAZH

