Dinamo rrëzohet në Lushnjë, Tërbuni paqe me Besëlidhjen

Kategoria e Parë zhvilloi sot ndeshjet e javës së 13-të, ose takimet e para të fazës së dytë, që dhuruan surpriza, në të dy grupe, ku veçohet humbja e Dinamos në Lushnjë, përballë një rivali direkt në garë për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Kjo ndeshje është mbyllur me fitoren minimale të Lushnjës me rezultat 1-0. Vendasit fituan në “Roza Haxhiu” falë  golit të Fatjon Topit, në 27’, dhe pas golit rezultati i ndeshjes nuk ndryshoi deri në fund.  Lushnja  është ngjitur me këtë fitore në kuotën e 24 pikëve, duke e udhëhequr e vetme Grupin B, madje duke përfituar edhe nga humbja e Sopotit në Berat, për t’u shkëputur nga dy rivalët e saj kryesorë. Dinamo mbetet në kuotën e 20 pikëve. Pogradeci fitoi 1-0 me Butrintin dhe Tomori 2-1 ndaj Sopotit, duke iu afruar kreut të klasifikimit dhe duke e bërë rivalitetin për një vend në Kategorinë Superiore, shumë edhe më të ashpër. Fitore me shumë rëndësi u shënuan edhe nga ana e Pogradecit dhe Bylisit. Edhe Bylis i Ballshit është rreshtuar si një ekip pretendent me fitoren e sotme.  Në Grupin A, ndeshja kryesore mes dy ekipeve pretendente që të ngjiten në Kategorinë Superiore, Besëlidhjes dhe Tërbunit, është mbyllur në barazim pa gola.  Në ndeshjet e tjera të Grupit A, Kamza ka mposhtur me rezultatin 1-0 Besën me gol të Ahmetajt. Ada – Mamurrasi do të zhvillohet ditën e diel në orën 14:00 dhe për miqtë fitorja do të thotë shumë, pasi mund të afrohen vetëm një pikë larg kryesuesve të Tërbunit.

Grupi A

Besëlidhja-Tërbuni                    0-0

Swiss Digital Desktop Reklama

Iliria-Kastrioti                           1-0

Swiss Digital Mobile Reklama

Shënues:  Selaçi 30’

Kamza-Besa                             1-0

Shënues: Ahmetaj  64’

Burreli-Veleçiku                          2-0

Shënues: Pirani 12’, Rrapo 89’

Ada-Mamurrasi                (e diel, 14:00)

 

Klasifikimi

Tërbuni                 33

Mamurrasi             29

Besëlidhja             29          

Burreli                  16

Iliria                     15          

Kamza                 15

Kastrioti               13

Besa                    11

 Veleçiku              10          

Ada                      8             

 

 

Grupi B

Lushnja-Dinamo             1-0

Shënues: Topi 27’

Pogradeci-Butrinti         1-0

Shënues:  Bufasi 35’

Tomori-Sopoti               2-1

Shënues: Mile 26’, Sharavolli 60’/Polisi 83’

Bylis-Luftëtari               1-0

Shënues: Pepa 73’

Naftëtari-Shkumbini       2-2

Zylyftari 34’, Alushi44’ / Magani 79’, 88’

 

Klasifikimi

Grupi B

Lushnja               24          

Dinamo               20          

Butrinti                19          

Sopoti                 19          

Pogradeci            19          

Tomori                18          

Bylis                   17          

Luftëtari              14          

Shkumbini           12          

Naftëtari             11           

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?