Dinamo shkatërron Aluminij-n, kualifikohetnë turin e tretë të Conference League

Dinamo City ka siguruar kualifikimin për në turin e tretë kualifikues të UEFA Conference League, pasi mposhti bindshëm 3-0 skuadrën sllovene të Aluminij në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë në Slloveni, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja vulosi kalimin më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Blutë e nisën ndeshjen me ritëm të lartë dhe gjetën avantazhin në minutën e 24-t, kur Lorenco Vila finalizoi me sukses një aksion të ndërtuar mirë, duke zhbllokuar rezultatin dhe ndezur atmosferën në stadium.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Dinamo goditi sërish. Në minutën e 43-të, Klevi Qefalija dyfishoi shifrat, duke i dhënë skuadrës shqiptare një avantazh të rëndësishëm përpara pushimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Aluminij tentoi të reagonte, por Dinamo administroi me qetësi lojën dhe nuk lejoi kundërshtarin të krijonte rrezik serioz. Në minutën e 77-të, Fabjan Perndreca shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e merituar të ekipit kryeqytetas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë sukses, Dinamo City vijon rrugëtimin europian dhe në turin e tretë kualifikues do të përballet me skuadrën letoneze Auda, në një duel që mund ta afrojë edhe më shumë me fazën ligë të UEFA Conference League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?