Dinamo shkatërron Elbasanin dhe rikthehet në lojë për “Final Four”
Dinamo City ka siguruar një fitore të rëndësishme 4-1 ndaj Elbasanit në ndeshjen e parafundit të javës së 30-të në Kategoria Superiore, të zhvilluar në “Air Albania”.
Sfida nisi më mirë për “verdheblutë”, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me golin e Xhonathan Lajthia, pas një asistimi nga Isi Manellari.
Dinamo reagoi në fundin e pjesës së parë, duke barazuar shifrat me Dejvi Bregu nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë lojtari. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
Në fraksionin e dytë, Dinamo dominoi plotësisht lojën. Malomo shënoi golin e dytë në minutën e 51-të, ndërsa Lorenco Vila realizoi të tretin në minutën e 66-të. Në fund, Bregu kompletoi dopietën e tij, duke vulosur fitoren 4-1.
Dinamo ngjitet në vendin e pestë me 43 pikë, vetëm një pikë larg zonës “Final Four”, ndërsa Elbasani mbetet në vendin e tretë me 53 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

