Dinamo, të shtunën siguron një miqësore luksi me Tiranën

Dinamo do të luajë një miqësore me Tiranën, në përgatitje për fazën e dytë të Kategorisë së Parë. Blutë kanë nostalgji për përballjet derbi me ekipet e dikurshme rivale, ndaj po mendojnë edhe një miqësoren tjetër me Partizanin. Administratori i Dinamos, Ismet Saliaj konfirmon miqësore me  Tiranën, por thotë se më parë: – “Jemi në kërkim të një kundërshtari për ditën e mërkurë”. Dinamo ka vendosur përsëri të luajë një miqësore luksi me Tiranën e Kategorisë Superiore. Dinamo ka luajtur edhe vjet në dy periudhat e ndërperjes së kampionatit, në janar dhe në verë, ndeshje miqësore me bardheblutë. 11 janar, në një miqësore në “Skënder Halili”, e cila ka përfunduar 0-0, por të njëjtën gjë e ka bërë dhe gjatë periudhës përgatitore të verës, ndërsa u mund në “Selman Stërmasi”, 0-4. Dhe miqësoren me bardheblutë, e cila do të jetë ndeshja e fundit përgatitore për tiranasit e Gugash Maganit, pasi nis Kupa e Shqipërisë më 21 janar dhe më pas kampionati më 24 janar. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?