Dinamo triumfon ndaj Flamurtarit dhe ngjitet në vendin e dytë

Në ndeshjen e javës së gjashtë të Kategorisë Superiore, Dinamo ka arritur një fitore 2-0 ndaj Flamurtarit, duke regjistruar suksesin e dytë radhazi dhe duke ngjitur skuadrën kryeqytetase në vendin e dytë me 10 pikë. Ndërkohë, vlonjatët mbeten në krizë të thellë me vetëm 2 pikë në fund të renditjes.

Takimi nisi me pak raste, por situata u ndryshua në minutën e 31-të, kur Veiga u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Flamurtarin me 10 lojtarë. Dinamo shfrytëzoi avantazhin numerik dhe kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë me golin e Guindos.

Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga trajneri Blazhevski vazhdoi të kërkonte golin e sigurisë dhe ia doli në minutën e 74-t, kur portugezi Nani shënoi golin e dytë. Edhe Dinamo përfundoi ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Farruku u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj portierit kundërshtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?