Dinamo triumfon ndaj Vllaznisë në startin e “Final 4” në Superiore

Dinamo City e ka nisur me fitore fazën “Final 4” të Kategoria Superiore, pasi mposhti 2-0 Vllazninë në sfidën e zhvilluar në stadiumin Air Albania Stadium.

Takimi, që hapi zyrtarisht garën për titullin kampion të sezonit 2025/2026, u karakterizua nga një pjesë e parë e balancuar, me pak raste konkrete për gol dhe me rrjeta të paprekura deri në pushim.

Momenti që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes erdhi në minutën e 69-të, kur Melos Bajrami u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Bernard Berisha, duke lënë Vllazninë me 10 lojtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dinamo përfitoi menjëherë nga superioriteti numerik dhe arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 77-të me golin e Malomo, i cili finalizoi asistin e Qardaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutat shtesë, skuadra kryeqytetase vulosi fitoren me golin e dytë, duke siguruar tre pikë të rëndësishme në nisje të fazës finale. Me këtë sukses, Dinamo e nis në mënyrën më të mirë garën për titullin, ndërsa Vllaznia, që konsiderohej favorite para sfidës, regjistron humbjen e parë në këtë fazë.

Ndeshja tjetër e “Final 4” do të zhvillohet nesër mes Elbasanit dhe Egnatias.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?