Disfata ndaj Fenerbahce, Besiktasi pezullon 5 futbollistë

Klubi i Besiktasit mori masa të forta kundrejt ecurisë së dobët të skuadrës, duke pezulluar 5 futbollistë: Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana.

Të cilët akuzohen për performanca të dobëta në fushën e blertë. Vendimi erdhi pas humbjes 1-3 në derbin përballë Fenerbahces. Skuadra ku luan edhe Milot Rashica, renditet e pesta në kampionatin turk, me 14 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Fenerbahce.

Ndërkohë që më shumë se zhgënjyese ka qenë paraqitje në grupin D të Conference League (vendi i fundit me vetëm 1 pikë).

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?