Disiplina pezullon për 6 muaj trajnerin e Egnatias, Edlir Tetova
Komisioni i Disiplinës pranë Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të dënojë trajnerin e KF Egnatia, Edlir Tetova, me gjashtë muaj pezullim nga çdo aktivitet i organizuar nga FSHF.
Sipas vendimit zyrtar, tekniku është ndëshkuar pasi “tërhoqi ekipin nga fusha, duke shkelur ligjet e lojës dhe duke vepruar në kundërshtim me integritetin e aktivitetit”.
Ngjarja i referohet ndeshjes mes KF Egnatia dhe KF Vllaznia Shkodër, e zhvilluar më 13 mars, ku pas daljes me karton të kuq të një lojtari vendas, skuadra rrogozhinase u largua për disa minuta nga fusha në shenjë proteste, përpara se të rikthehej për të vijuar takimin.
Në të njëjtën sfidë, Tetova u ndëshkua edhe personalisht me karton të kuq për kundërshtime ndaj arbitrimit.
KOHA JONË SONDAZH

