Distria Krasniqi mbetet e artë, shkëlqen në Zagreb

Distria Krasniqi i ka dhuruar Kosovës medaljen e artë në ”Grand Prixin” që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Xhudistja dardane ka bërë gjithçka mirë në kategorinë deri 52 kilogramë, duke u shpallur kështu kampione.

Ajo eleminoi në finalen e madhe Reka Pupp nga Hungaria. Sa i takon rrugëtimit, në raundin e dytë xhudistja e Kosovës mundi brazilianen Amanda Lima. Në çerekfinale, ajo siguroi suksesin ndaj francezes Blandine Pont pas 2 minuta e 50 sekondash.

Në gjysmëfinale radhën e kishte italiania Gaia Stella, kundërshtare që u mposht për 2 minuta e 3 sekonda. Për Krasniqin, kjo nuk është hera e parë që fiton medalje të Artë. 29-vjeçarja numëron 8 të tilla, në këtë nivel gare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?