Dita e Gazetarëve Sportivë, Duka: Na ndihmoni të zhvillojmë futbollin

Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve Sportivë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur sot urimet më të sinqerta për gazetarët shqiptarë. Duka thekson se futbolli është loja jonë e përbashkët dhe duhet mbështetur nga të gjithë. Ndër të tjera kreu i qeverisë së futbollit shqiptar inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të japin kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e futbollit shqiptar.

Mesazhi i plotë

Të dashur miq të medias!

Swiss Digital Desktop Reklama

Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit unë dëshiroj t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe sa më shumë suksese në misionin tuaj fisnik!

Swiss Digital Mobile Reklama

Futbolli, loja jonë e përbashkët, duhet mbështetur nga të gjithë. FSHF dhe gazetarët sportivë janë në të njëjtin front: ne për ta bërë më të mirë lojën dhe ju për ta mbështetur atë.

Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të gjithë përfaqësuesit e medias sportive të na ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.

Media si pushteti i katërt ka një rëndësi shumë të madhe për shoqërinë shqiptare dhe për informimin e opinionit publik. Dua të vlerësoj përkushtimin dhe kontributin e gazetarëve sportivë në Shqipëri ndër vite, veçanërisht përgjatë tranzicionit të 30 viteve të fundit.

Sporti i futbollit sjell kënaqësi e emocione dhe janë gazetarët ata që ua transmetojnë këto emocione shqiptarëve. Jeni ju që e sillni botën e sportit dhe veçanërisht atë të futbollit më pranë sportdashësve shqiptarë me raportimet tuaja të përditshme.
Edhe një herë ju shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta në Ditën Botërore të Gazetarë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?