Sot De Biasi ka ditëlindjen, mbush 60 vjet!
Trajneri i kombëtares sonë Gianni De Biasi, mbush sot 60 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk mund të mungonte as urimi i FSHF-së.
Në faqen zyrtare të FSHF-së në rrjetin social “Facebook” është postuar një foto me mbishkrimin:
“Trajneri i Kombëtares sonë Gianni De Biasi mbush 60 vjeç. Ai ka lindur më 16 qershor 1956 në Sarmed, Itali. Federata Shqiptare e Futbollit i uron shëndet dhe plot suksese”.
De Biasi e mori drejtimin e kuqezinjve në vitin 2011, pas largimit të tij nga klubit italian i Udineses.
KOHA JONË SONDAZH

