Ditmar Bici akord me Flamurtarin, kontratë për dy sezone e gjysmë
Flamurtari e nisi merkatone dimrit me largimet e disa lojtarëve titullarë, si të Gjergj Muzaka, Gledi Mici, Gilman Lika e brazilianit Gilberto. Por po e mbyll me blerje të rëndësishme. Klubi vlonjat është gati të rikthejë në Shqipëri, Ditmar Bicin. Qendërmbrojtësi ka arritur akordin me Flamurtarin për një kontratë me kohëzgjatje prej dy vitesh e gjysmë e cila pritet të hyjë në fuqi duke sjellë dhe zyrtarizimin, sapo Bici të zgjidhë dhe detajet e fundit në Iran me klubin e Traktor Sazi ku u transferua në verën e kaluar. Me një eksperiencë të gjatë në kampionatin shqiptar ku spikat përvoja 4 vjeçare me Skënderbeun, Bici përbën një përforcim të konsiderueshëm për prapavijën e kuqezinjve. Afrimi i tij vjen vetëm pak orë pasi Flamurtari zyrtarizoi nënshkrimin me sulmuesin francez Bedi Bastien Buval. 28 vjecari që transferohet nga Olhanense në Portugali ka një CV të pasur dhe është mjaft premtues. Për sa i përket frontit të largimeve, merr fund përfundimisht edhe çështja e qendërsulmuesit brazilian Gilberto Fortunato, i cili do ta vijojë karrierën në Korenë e Jugut ku ka firmosur me Gëangju Fc që militon në K-League.
KOHA JONË SONDAZH

