Divorci me Lazio çështje ditësh, Lorik Cana më afër Katarit

Lorik Cana shihet edhe më afër Katarit, vendi arabik dhe organizator i Kupës së Botës 2020, ku edhe mund të vazhdojë karrierën e tij. Faqja e specializuar lalazisiamonoi.it që citon gazetën Il Tempo, zbulon se kapiteni i Kombëtares Shqiptare është shumë pranë zgjidhjes së kontratës me Lazion për t’u transferuar në kampionatin e vendit nga Lindja e Mesme.

Mbrojtësi kuqezi dhe klubi italian kanë rënë dakord që të ndjekin rrugë të ndryshme edhe pse Cana ka edhe një vit kontratë me bardhkaltërit. Sipas lalazisiamonoi.it, Cana nuk ka reshtur asnjëherë së menduari për Olympique de Marseille, ndërsa interesim për të ka pasur edhe nga disa klube gjermane, por Katari mbetet një destinacion shumë i mundshëm për lojtarin.

Problemi më i madh për një afrim të mundshëm të tij me klubet europiane mbetet paga që merr dhe në këtë mënyrë, vetëm klubet e pasura nga Katari mund t’i plotësojnë kërkesat ekonomike të mbrojtësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?