Djarmanti i Tërbunit, Zela i Kastriotit e Murati i Adës, 5 javë s’kualifikim

Komisioni i Disiplinës dënoi me nga një ndeshje pa spektatorë dy klubet e Kategorisë Superiore, Kukësi e Apolonisë, si dhe pezulloi disa lojtarë në Kategorinë e Parë. Tërbuni i Pukës, që pretendon ngjitjen në Superiore, mund të konsiderohet më i ndëshkuar pasi Marko Djarmarti është pezulluar pesë javë.    

Komisioni i Disiplinës – Kategoria Superiore:

Apolonia  për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe hyrjen në fushë të lojës të personave të pa autorizuar, pa shkaktuar akte dhune, dënohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe detyrimin e dëm-shpërblimit të shkaktuar ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Po ashtu edhe Kukësi, për hyrje në fushën e lojës të personave të pa autorizuar pa shkaktuar akte dhune, dënohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kategoria e Parë:

 Lojtari i “Kastrioti”, Pëllumb Zela, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Tërbunit, Matko Djarmarti dhe lojtari i Ada, Bledar Murati, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet secili me 5 (pesë) ndeshje pezullim.

Zyrtari i  Luftëtarit, Dritan Gjoka, për sjellje jo sportive, dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?