“Do e paguajë në sezonin tjetër”, zbulohet një skandal i madh me Mourinhon në Turqi

Futbolli turk është përfshirë sërish nga një skandal i madh, me në qendër trajnerin portugez të Fenerbahçes, Jose Mourinho. Presidenti dhe i gjithë Këshilli Drejtues i Komisionit Disiplinor të Futbollit Profesional (PFDK) kanë dhënë dorëheqjen, pasi në media dolën mesazhe private ku ata sulmonin ashpër teknikun e njohur.
Në këto biseda, anëtarët e Komisionit shprehen me tone hakmarrëse ndaj Mourinhos, duke përdorur shprehje të tilla si: “është toleruar më shumë seç duhej” dhe “do e bëjmë të paguajë sezonin tjetër”.
Mesazhet kanë shkaktuar reagime të forta dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi paanshmërinë e strukturave të futbollit në Turqi. Reagimi i Fenerbahçes nuk ka vonuar. Klubi ka dërguar një kërkesë zyrtare në Federatën Turke të Futbollit, ku dënon qëndrimet e zbuluara dhe kërkon transparencë të plotë.
Në deklaratën e klubit thuhet: “Klubi ynë ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Federatën Turke të Futbollit pas publikimit të korrespondencës që thuhet se i përket anëtarëve të Këshillit Disiplinor. Ne besojmë se kjo mentalitet armiqësor, që shkel qartë parimin e paanshmërisë dhe bazohet në konflikte dhe hakmarrje, nuk ka vend në sportin turk.”
Situata ka krijuar një tronditje të fortë në futbollin turk, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e organeve drejtuese dhe integritetin e garës në sezonin e ardhshëm.