“Do të pres testikujt nëse Reali fiton ndaj City-it”, Aguero bëhet meme pas deklaratës së bujshme
Real Madrid fitoi me përmbysje mbrëmjen e djeshme 3-2 ndaj City-it, një rezultat që nuk i ka pëlqyer aspak Sergio Agueros. Ish-lojtari i City-it, ka qenë në qendër të vëmendjes pas vërshëllimës së fundit. Kjo për shkak të deklaratës që bëri para ndeshjes.
“Real Madrid nuk mund të mposhtë City-in, nëse e bëjnë atëherë unë do të pres testikujt”, u shpreh Aguero. I gjithë rrjeti është ndezur me këtë deklaratë. Sigurisht që nuk kanë munguar memet me ish-lojtarin.
Një prej tyre e tregon nga dhoma e spitalit ku ka qenë për arsye shëndetësore më parë.
KOHA JONË SONDAZH

