Dodaj me dopietë i jep fitoren Vllaznisë ndaj Partizanit, Egnatia mund Bylisin
Vllaznia merr një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Partizanit në kryeqytet, në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Kategoria Superiore, duke u konfirmuar në krye të renditjes.
Ndeshja nisi me dominimin e skuadrës vendase, e cila krijoi disa raste të mira shënimi, por pa arritur t’i konkretizojë. Në pjesën e dytë, loja ndryshoi rrjedhë pas aktivizimit të Kevin Dodaj, i cili u shndërrua në protagonist absolut. Sulmuesi shënoi dy herë, duke i dhënë tri pikë të arta ekipit shkodran.
Me këtë sukses, Vllaznia kryeson renditjen me 56 pikë, duke krijuar një diferencë të rëndësishme ndaj rivalëve, ndërsa Partizani mbetet në vendin e katërt me 44 pikë.

Në ndeshjen tjetër të javës, Egnatia siguroi një fitore bindëse 3-0 ndaj Bylis. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë nga Daniel Adjessa, i cili ishte më i miri i ndeshjes me tripletë personale. Falë këtij triumfi, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 54 pikë, ndërsa Bylis mbetet në vendin e shtatë me 30 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

