“Doja të vazhdoja me Milanin”, Jashari para duelit me Juventusin
Ardon Jashari është gati për sezonin e ri me Milanin, pas një viti të vështirë. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori foli për përballjen me Juventusin, trajnerin Rúben Amorim dhe të ardhmen e tij.
“Jemi gati për ndeshjen e parë të madhe. E nisëm mirë sezonin me dy fitore të rëndësishme dhe kjo na jep besim”, tha Jashari.
Për Amorimin, ai u shpreh: “Më pëlqen ky stil loje. Duhet të jemi agresivë në presing dhe të luajmë gjithmonë si skuadër. Sapo ta përvetësojmë plotësisht, do të bëhemi një skuadër e vështirë për t’u mundur”.
I pyetur për interesimin e Juventusit, Jashari ishte i qartë: “Që nga momenti kur fola me Amorimin, ishte e qartë se do të qëndroja. Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Milani për te Juventusi apo ndonjë skuadër tjetër”.
Në fund, shqiptari i Zvicrës dha një premtim për tifozët kuqezi: “Këtë vit, tifozët e Milanit do ta shohin Jasharin e vërtetë, në 100% të kapacitetit të tij. Kjo është një premtim.”
KOHA JONË SONDAZH

